Të krijojmë një botë ku ka përkatësi
Misioni i Airbnb.org është të shfrytëzojë potencialin e ndarjes së hapësirave, të burimeve dhe të asistencës së ofruar në kohë të vështira. Por jo të gjithë kanë qasje të barabartë në këto burime. Ja përse jemi angazhuar ndaj diversitetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe kushteve lehtësuese, që janë në qendër të punës sonë të përditshme.
Angazhimet tona kryesore ndaj diversitetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe kushteve lehtësuese (DEIA)
Në prill 2021, Airbnb.org shpalli angazhimin në tre drejtime kryesore, ato të diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Këto angazhime formësojnë marrëdhëniet tona me vizitorët dhe pritësit, bashkëpunimet tona me organizatat jofitimprurëse dhe agjencitë qeveritare dhe ato brenda ekipit të Airbnb.org.
Si organizatë, ne u zotuam:
- Në qendër të programit dhe të punës sonë janë individët që vijnë nga komunitetet e margjinalizuara që kanë pasur historikisht një qasje të kufizuar në burime si pasojë e shtypjes sociale, kulturore, ekonomike dhe politike.
- Punojmë për t'u siguruar që çdo vizitor që vjen përmes Airbnb.org të marrë të njëjtën cilësi shërbimesh dhe qëndrimesh.
- Të ndërtojmë një ekip me diversitet dhe gjithëpërfshirës, ku si fillim synojmë që deri në fund të vitit 2025, të paktën 33 për qind e punonjësve tanë në SHBA të vijnë nga pakicat e nënpërfaqësuara.
Në vitin 2022, identifikuam nevojën për të përfshirë edhe kushtet lehtësuese si pjesë e veçantë e zotimit tonë dhe për këtë qëllim, në vitin 2023, do t'i përditësojmë zotimet tona.
Ja se si po i vëmë në zbatim zotimet tona
Ajo që po bëjmë për të përmbushur angazhimet tona aktuale ndaj diversitetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe kushteve lehtësuese (DEIA) është:
- Punojmë me organizatat me bazë në komunitet dhe organizatat jofitimprurëse që ndajnë angazhimin tonë për barazi. Kur ndodhin kriza, ekipet tona kërkojnë të bashkëpunojnë me organizatat lokale në shërbim të komuniteteve të margjinalizuara. Kohët e fundit kemi bashkëpunuar me organizata si:
- Each One Teach One e cila asiston personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët jo-ukrainas të shpërngulur nga konflikti në Ukrainë
- Black Women for Black Lives, e cila lidhi 2000 studentë afrikanë në Ukrainë me qëndrime falas jashtë vendit
- ORAM, një filial i Alight, e cila ndihmoi personat LGBTQ+ që po largoheshin nga Ukraina të gjenin strehim dhe mbështetje sociale në Berlin dhe në qytete të tjera evropiane
- Do të bashkëpunojmë me ekspertët kryesorë të çështjeve të diversitetit dhe barazisë për të na ndihmuar të vlerësojmë dhe të përmirësojmë punën tonë në përmbushjen e këtyre angazhimeve. Një partner thelbësor ka qenë We All Count, një organizatë që promovon një qasje kërkimore të fokusuar të barazia. Në vitin 2022, ajo ndihmoi Airbnb.org të kryente një studim pilot për të kuptuar më mirë përvojat me të cilat përballen njerëzit që kanë gjetur strehim të përkohshëm në kohë krize përmes Airbnb.org. Me këto të dhëna, po hartojmë qasjen për të ndjekur ecurinë tonë dhe për t'u siguruar që po e përmbushim angazhimin tonë.
- Përfshirja në punën tonë e metodave të projektimit të përqendruara në barazi. Tregimet tona të informuara mbi traumat dhe parimet e projektimit të përqendruara në barazi na udhëzojnë në bashkëkrijimin e historive rreth punës që bëjmë me vizitorët, pritësit dhe partnerët tanë. Ne bashkëpunojmë në vendimmarrje krijuese, duke respektuar zgjedhjet gjuhësore të njerëzve dhe mënyrën se si ata zgjedhin të përfaqësohen vizualisht.
- Sigurohemi që angazhimi ndaj barazisë të shtrihet edhe tek ekipi ynë. Objektivi ynë është që deri në fund të vitit 2025, të paktën 33 për qind e punonjësve tanë në SHBA të jenë nga pakicat e nënpërfaqësuara. Si pakica të nënpërfaqësuara në SHBA ne përcaktojmë ata që vetidentifikohen me një ose më shumë nga racat/etnitë e mëposhtme: Indian i Amerikës ose vendas i Alaskës; I zi ose afro-amerikan; hispanik ose latin; vendas i Havait ose i ishujve të tjerë të Paqësorit.
Kur fillimisht e morëm përsipër këtë angazhim, pakicat e nënpërfaqësuara përbënin 19 përqind të ekipit tonë me kohë të plotë. Deri më 30 shtator 2022, pakicat e nënpërfaqësuara përbënin 28 përqind të ekipit me kohë të plotë të Airbnb.org. E dimë që kërkohet punë e vazhdueshme për të angazhuar, për të mbajtur dhe për të gjetur talente të larmishme në mënyrë që të vazhdojmë të përfitojmë nga këndvështrimet e ndryshme, ndaj do të vazhdojmë t'i japim përparësi barazisë në punësimin dhe mbajtjen e punonjësve.
Ne jemi të angazhuar të gjejmë mënyra të reja për të vënë barazinë në qendër të punës sonë, për të pasur ndikim në komunitetet që kanë përjetuar një krizë dhe për të ndihmuar në krijimin e një bote ku ka përkatësi dhe shërim.