Lidhja e komuniteteve pas zjarreve natyrore

Ndërsa hidhen hapat e parë për t'u rimëkëmbur, njerëzit anëmbanë Los Anxhelesit vazhdojnë të jenë aty për njëri-tjetrin.
Dhuro

Lidhja e komuniteteve pas zjarreve natyrore

Ndërsa hidhen hapat e parë për t'u rimëkëmbur, njerëzit anëmbanë Los Anxhelesit vazhdojnë të jenë aty për njëri-tjetrin.
Dhuro
Kolazh fotografish i një familjeje me tre pjesëtarë dhe qenin e tyre, një nëne me djalin e saj dhe një çifti që qëndron jashtë një shtëpie.
Altadena

Familja Benn

Të njohur si familja muzikore e Altadena, familja Benn ka jetuar në zonë që nga vitet 1950 dhe performojnë rregullisht në eventet e komunitetit në qytet. Zjarri në Eaton mori dy shtëpi që ata kishin në pronësi për breza të tërë. Njëmbëdhjetë anëtarë të familjes mundën të qëndronin së bashku në një ambient në Airbnb derisa të vendosnin për hapat e ardhshëm. "Hyrja në një shtëpi të gjithë së bashku ishte vendimtare për këtë kohë, veçanërisht sepse kemi njerëz me probleme lëvizshmërie dhe të vegjël" thotë Loren Benn, më e madhja nga shtatë fëmijët e e familjes Benn. Familja Benn planifikon të kthehet në Altadena dhe të rilidhet me komunitetin e saj.
Një familje prej 11 anëtarësh, me fëmijë, prindër dhe gjyshër qëndrojnë sa në këmbë e sa të ulur së bashku në një oborr në një ditë me diell.
"Të humbasësh një shtëpi është një gjë. Të ndihesh sikur ke humbur pak trashëgimi është diçka tjetër", thotë Loren.
Altadena

Eshele dhe Brayden

Eshele është një terapiste, familja e së cilës ka jetuar në Altadena për breza të tërë. Ajo, djali i saj Brayden dhe qeni i tyre chihuahua, King Tut, humbën shtëpinë e tyre 17-vjeçare. Ata qëndruan me pritësen e Airbnb, Inessa, duke përdorur kreditet e Airbnb.org. Pavarësisht humbjes që pësuan, Eshele ka vazhduar të ofrojë shërbime të shëndetit mendor në një kohë kritike për komunitetin e saj.
Një nënë e veshur me pulovër jeshile dhe djali i saj i veshur me bluzë të zezë qëndrojnë më këmbë të përqafuar, me një qen chihuahua përpara tyre.
"Të kesh dikë që interesohet për ty dhe të mirëpret si pjesëtar të familjes, bën një ndryshim të jashtëzakonshëm", thotë Eshele.
Altadena

Kevin, Bridget dhe Copi

Kevin dhe Bridget janë artistë dhe fotografë që jetojnë në Altadena me djalin e tyre 10-vjeçar, Copernicus, dhe qenin, Galaxy. Familja e humbi shtëpinë e saj dhe pjesën më të madhe të punës së tyre, por shqetësimi i tyre kryesor është që komunitetit të qëndrojë i bashkuar. Ata do të qëndrojnë falas në një ambient në Airbnb derisa të vendosin për hapat e tyre të tjerë.
Një burrë me një aparat fotografik në dorë, një grua me një qen dhe djali i tyre qëndrojnë së bashku në verandën e përparme të një shtëpie të suvatuar.
"Thjesht po përpiqemi që ta shfrytëzojmë këtë moment për t'u ulur e për të menduar për një çast se si do t'i japim zgjidhje gjërave që vijnë më pas", thotë Kevin.
Thousand Oaks

Sanam dhe familja

Sanam priti një ekuipazh prej tetë zjarrfikësish nga Ventura dhe katër qentë e tyre K9 e tyre, edhe pasi familja e saj humbi disa nga pronat që jepnin me qira gjatë zjarreve natyrore. Fëmijët e saj të moshave 3, 5, 6 dhe 9 ndihmuan duke shkuar në Costco për t'iu sjellë zjarrfikësve ushqim dhe furnizime në mënyrë që ata të kishin energji të mjaftueshme në punë. 
Një grua me flokë të gjatë me ngjyrë të errët qëndron e ulur me vajzën e saj në prehër në një verandë të ndriçuar nga dielli dhe me bimë jeshile.
"Mundësia për të ndihmuar një grup njerëzish që të mblidhnin energjitë e forcat për t'iu rikthyer betejës me zjarrin, qe aq shpërblyese për ne", thotë Sanam.
Palm Desert

Jimmy

Lindur dhe rritur në Palm Desert, pritësi Jimmy ka mbledhur komunitetin e tij për të mbështetur vizitorët e ndikuar nga zjarret natyrore në Los Anxheles. Gjatë javës së parë, ai priti nëntë familje që u evakuuan. Për një familje që humbi shtëpinë, ai mblodhi donacione në formën e kartave dhuratë për restorantet dhe kafenetë e zonës.
Një burrë me flokë ngjyrë kafe i veshur me xhinse të errëta qëndron ulur në një karrige përpara një shtëpie të suvatuar, me kopsht me bimë sukulente.
"U preka jashtë mase që ata e humbën tërësisht shtëpinë e tyre dhe duhej të zhvendoseshin papritur e pa menduar. Dua që këta njerëz të ndihen rehat në shtëpinë time dhe ta kuptojnë se komuniteti në këtë lagje i mirëpret", thotë Jimmy.
Long Beach

Kaitlyn

Pritësja Kaitlyn nga Long Beach ka bërë çmos për të ndihmuar vizitorët e ndikuar nga zjarret natyrore, duke përfshirë një familje me një nënë 39-javëshe shtatzënë, kur humbën shtëpinë a tyre në Altadena. Kaitlyn u solli produkte dhe pako ndihme vizitorëve dhe vazhdon të komunikojë me rrjetin e saj të pritësve për të ndihmuar më shumë njerëz në nevojë për strehim.
Një grua me flokë të gjatë ngjyrë kafe e veshur me një këmishë të bardhë qëndron ulur në një divan jeshil përpara një muri me letër murale me peshq.
"Pas dy javësh, bota do ta ketë harruar këtë gjë, por këta njerëz do ta kenë të vështirë të vazhdojnë përpara. Ata kanë ende nevojë për kaq shumë ndihmë", thotë Kaitlyn.

Më shumë histori nga LA

"T'i siguroj familjes sime rehatinë e nevojshme është motivimi im më i madh, në mënyrë që ata të mund të marrin një drejtim, të ecin përpara, pavarësisht se si mund të jetë ai".

—Loren, vizitore e Airbnb.org nga Altadena, CA

"Ishte lehtësim aq i madh të ndieje siguri dhe të kishe një vend ku mund të shkoje ndërkohë që kishim pasiguri të jashtëzakonshme për shtëpinë tonë".

— Cate, vizitore e Airbnb.org nga Topanga, CA

Dhuro sot

100% fonde direkt për strehimin

Çdo shumë që jep shkon drejtpërdrejt për financimin e strehimeve emergjente për njerëzit në kohë krize.

Edhe Airbnb po dhuron

Airbnb mbulon të gjitha kostot operacionale të Airbnb.org dhe heq dorë nga tarifat e shërbimit për çdo qëndrim.

Vizitorët qëndrojnë falas

Pritësit hapin dyert e banesave të tyre, shpesh me zbritje. Donacionet ndihmojnë në mbulimin e pjesës tjetër të kostos.