Jepu njerëzve një vend që të mund ta quajnë shtëpi në kohë të vështira.

Ofro një qëndrim.

Në raste emergjence, mund ta ndihmosh komunitetin tënd duke u ofruar një vendqëndrim njerëzve në vështirësi, duke përfshirë refugjatët afganë.
Fillo me pritjen e vizitorëve
Kë do të ndihmosh
Hapësira jote mund t'i ofrojë rehati një familjeje të evakuuar për shkak të një zjarri, një refugjati që ka ndërmarrë një udhëtim për të shpëtuar kokën ose një ekipi shpëtimi në fillimet e një uragani.
  • “E dinim se punëtorët bazë ishin të ekspozuar ndaj rrezikut në vendet e tyre të punës. Ideja ishte të gjenim një mënyrë për të ndihmuar në një shkallë më të gjerë?”

    Erika, pritëse në Airbnb.org për punonjësit e vijës së parë

Rrugëtimi i një qëndrimi

Si të fillosh të presësh vizitorë

Gati për t'u regjistruar? Do të të japim udhëzime se si ta krijosh listimin dhe si ta ndash atë me vizitorët. Për të filluar, të duhet vetëm një hapësirë e rehatshme dhe disa net të disponueshme.

Vizitorët kontrollohen dhe miratohen

Ne kontrollojmë çdo vizitor për të konfirmuar nëse ka të drejtë të prenotojë një qëndrim përmes programit tonë dhe nëse përmbush pikat e listës standarde të verifikimit të Airbnb. Gjatë procesit të prenotimit do të mund të bësh pyetje dhe të bisedosh me çdo vizitor të mundshëm.

Jemi në dispozicionin tënd

Do të kesh qasje në asistencën 24/7 për çdo hap të qëndrimit. Gëzon gjithashtu mbrojtjen nga Garancia e pritësit, e cila siguron 1 000 000 dollarë mbulim për dëmtimin e pronës.

Dhuro për qëndrimet.

Miliona njerëz anembanë botës janë shpërngulur nga banesat e tyre për shkak të konflikteve dhe katastrofave. Donacionet ndihmojnë në mbulimin e kostos së akomodimit të përkohshëm.
Dhuro tani
100% e donacionit tënd shkon në mbështetje të personave në vështirësi.
Ne heqim dorë nga të gjitha tarifat e shërbimit, në mënyrë që çdo dollar që ti dhuron të shkojë për të ndihmuar njerëzit të gjejnë një vendqëndrim atëherë kur u duhet më shumë. Kontributi yt mund të ndihmojë një familje refugjatësh të gjejë një vendqëndrim kur sapo të mbërrijë, ose një punonjës ndihme që të pushojë pak pas një dite të gjatë.
  • "Erdha në këtë vend me status refugjati dhe do të përpiqem maksimalisht të jap mbrapsht atë që më është dhënë."

    Aime, një donatore në Davie, Florida, SHBA

    “Jam përfshirë në zhvillimin, shërbimin dhe shtrirjen e komunitetit për tridhjetë e pesë vjet. Besoj tek ndihma që u jepet të tjerëve në mënyra të prekshme, të përgjegjshme dhe konstruktive."

    Michael, një donator në Filadelfia, Pensilvani, SHBA

Si shkon më tej donacioni yt

Edhe Airbnb po dhuron

Ne kemi një skuadër ekspertësh organizatash jofitimprurëse dhe të teknologjisë, të cilët po punojnë shumë për ta rritur ndikimin tonë. Airbnb mbulon gjithë kostot operacionale për ta bërë atë të mundur dhe kanë kontribuuar me 400 000 aksione për të ndihmuar në financimin e kësaj pune.

Të gjitha tarifat e përpunimit janë hequr

Ne nuk përfitojmë asnjëherë asgjë, në mënyrë që çdo dollar që ti dhuron të shkojë për të ndihmuar njerëzit të gjejnë strehim atëherë kur u duhet më shumë.

Donacionet janë të zbritshme nga taksat

Donacioni yt është i zbritshëm nga taksat në masën e lejueshme nga legjislacioni i Shteteve të Bashkuara. Do të marrësh një mandatpagesë për taksat, në mënyrë që të monitorosh zbritjen.

Përgjigjet e pyetjeve të tua.

Njihu me pritësit dhe vizitorët tanë.

Le të lidhemi.