Amirul i ndihmoi fqinjët e tij të rikuperohen pas katastrofës

Amirul po festonte ditën e dytë të Bajramit me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Putra Heights, Malajzi, kur mëngjesin e 1 prillit 2025 dëgjuan atë që dukej si një zhurmë e fortë motori. Panë nga dritarja dhe vunë re diçka që dukej si një top zjarri. Ndërtesa po lëkundej. Pa pasur kohë për të menduar apo për të marrë ndonjë gjë me vete, morën vajzën e tyre dhe vrapuan jashtë derës, larg rrezikut.
Shpërthimi i një tubacioni gazi aty pranë shkaktoi një zjarr dhe zhvendosjen e mbi 500 personave, plagosjen e 150 të tjerëve dhe shkatërrimin e 81 shtëpive.
Amirul dhe të afërmit e tij pësuan djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri.
Amirul jetonte në Putra Heights me gruan dhe familjen e saj. Gjatë shpërthimit, Amirul ishte me gruan e tij, prindërit e saj dhe nëntë të afërmit e tij. Të gjithë shpëtuan, por pësuan djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Ata humbën shtëpinë e tyre dhe familja u shpërnda mes spitalit dhe një strehe të komunitetit.
Amirul dëgjoi për strehime emergjente falas përmes Airbnb.org dhe prenotoi një qëndrim njëmujor ndërsa së bashku me familjen prisnin një zgjidhje afatgjatë nga qeveria lokale. Banesa e tyre ishte afër spitalit, ku Amirul dhe të afërmit e tij shkonin e vitnin për trajtimet e djegieve."Shtëpia është një vend i sigurt. Një vend ku ndihemi rehat. Ne mund të jemi atje, pa asnjë shqetësim".

Amirul është një superpritës dhe e prenotoi me shpejtësi strehimin e tij emergjent, por shumë nga fqinjët e tij që ishin gjithashtu në një strehë nuk e njihnin platformën. Me gjithë kufizimet që kishte në karrigen me rrota për shkak të djegieve në këmbë, Amirul shkoi në takimet e komunitetit lokal për t'u treguar fqinjëve të tij rreth Airbnb.org dhe për t'i ndihmuar ata të regjistroheshin për të marrë strehim falas dhe emergjent.

"Si pritës, ndjeva se kisha përgjegjësi të ndihmoja e të udhëzoja komunitetin gjatë procesit".
Pas qëndrimit të Amirul në Airbnb.org, ai dhe familja e tij u zhvendosën në një apartament tjetër në të njëjtën ndërtesë. Ai u kthye në punë, ndërkohë që familja e tij vazhdon të rimarrë veten. Ata planifikojnë të rindërtojnë jetët e tyre në Putra Heights.
Çdo qëndrim ka një histori
Njihu me njerëzit e prekur nga katastrofat dhe ata që ndihmuan.