Si filluam.
Ideja lindi nga një pritës
Qyteti i Nju Jorkut u godit nga uragani Sandy, një nga uraganet më të këqija në histori. Shell, një pritëse e Airbnb në Bruklin, kontaktoi Airbnb dhe pyeti nëse mund ta ofronte ambientin e saj falas për njerëzit e detyruar të evakuojnë. Ekipi i Airbnb punoi për orë të tëra për ta vënë atë shpejt në dispozicion të të evakuarve dhe menjëherë pas kësaj mbi 1000 pritës i hapën banesat e tyre për njerëz në nevojë.
Airbnb u mundëson gjithnjë e më shumë pritësve të japin ndihmesën e tyre
Airbnb prezanton një mjet për ndihmën civile ndaj katastrofave që u mundëson pritësve në mbarë botën t'i ofrojnë banesat e tyre falas gjatë katastrofave.
Pritësit anembanë botës hapin dyert e tyre për ekipet e shpëtimit
Airbnb aktivizohet për tërmetin në Nepal dhe pritësit mirëpresin grupin e tyre të parë të ekipeve të shpëtimit, me vullnetarë nga All Hands and Hearts.
Airbnb punon me organizatat jofitimprurëse për të kuptuar se si të ofrojë ndihmë
Janë krijuar partneritete me Federal Emergency Management Agency (FEMA) për shpërndarjen e burimeve të gatishmërisë për emergjenca për pritësit dhe vizitorët. Në Greqi dhe në Ballkan, Airbnb fillon të punojë me Mercy Corps dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit për të siguruar strehim për punonjësit e ekipit të shpëtimit në vijën e parë të krizës së refugjatëve sirianë.
Edhe Airbnb fillon të ofrojë grante strehimi për mbi 15 organizata që kanë nevojë të strehojnë klientët ose stafin e tyre, ndër të cilat Service Year Alliance, Make-a-Wish dhe Summer Search.
Masat e marra nga komuniteti i pritësve për situatën e të shtënave në klubin e natës Pulse
Me kërkesë të autoriteteve lokale, Airbnb, Uber dhe JetBlue bashkuan forcat për të siguruar strehim, fluturime dhe transport tokësor për familjet që vijnë për funeralet ose që vizitojnë të dashurit e tyre në spital. Kjo ishte hera e parë që komuniteti i pritësve ofrohej të priste persona të prekur nga të shtënat mbi turmën.
Shtëpia e Bardhë fton sektorin privat të angazhohet gjatë krizës globale të refugjatëve. Airbnb i përgjigjet kësaj thirrjeje. Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, ishte një nga 20 ekzekutivët e ftuar nga presidenti Obama për t'u angazhuar gjatë krizës së refugjatëve.
Në vitin 2017, Airbnb nis bashkëpunimin me Make-a-Wish me synimin për të strehuar një familje në nevojë në ditë.
Airbnb merr angazhim ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit
Në përgjigje të urdhrit ekzekutiv që i ndalon të gjitha pranimet e refugjatëve dhe ndalon përkohësisht hyrjen e personave që vijnë nga shtatë vende me shumicë muslimane, Airbnb angazhohet t'i strehojë të prekurit nga këto masa ndaluese. Në këtë kuadër, Airbnb zotohet gjithashtu të kontribuojë me 4 milionë dollarë për 4 vjet në ndihmë të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit për të mbështetur nevojat e personave të shpërngulur për strehim.
Airbnb nis zyrtarisht programin Open Homes
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Airbnb njofton se do të dyfishojë përpjekjet e saj për strehim në Open Homes. Programi i ka mundësuar komunitetit të pritësve të ofrojnë falas shtëpitë e tyre për njerëzit e prekur nga katastrofat ose që largohen nga zonat e konfliktit.
Komuniteti ka ndihmuar mbi 20 000 persona deri më sot
Komuniteti i Open Homes ka dhënë kontributin e tij për 4 katastrofa njëherësh. Uragani Harvey kthehet në aktivizimin më të madh të komunitetit të pritësve. Në vetëm një muaj, pritësit ndihmojnë mbi 2000 persona të evakuuar në 3 shtete. Në të njëjtën kohë, pritësit hapën shtëpitë e tyre për të prekurit nga uragani Irma, uragani Maria dhe tërmeti në Qytetin e Meksikos.
Airbnb prezanton një nismë për qëndrime mjekësore
Në Biden Cancer Summit, Airbnb ka prezantuar një nismë për qëndrime mjekësore në bashkëpunim me Hospitality Homes, Fisher House dhe Make-A-Wish. Përmes kësaj nisme, komuniteti i Open Homes do të ofrojë vendqëndrime falas për ata që udhëtojnë në distanca të gjata për trajtim mjekësor.
Ndihmesa e dy pritësve për dy zjarre pyjore të ndryshëm në Kaliforni
Pas zjarreve në Camp dhe Woolsey në Kaliforni, mbi 2500 pritës hapën dyert duke u ofruar vendqëndrime mbi 2300 personave.
Airbnb u ofron pritësve një mënyrë për të dhuruar në mbështetje të Open Homes
Pritësit kërkonin më shumë mënyra pjesëmarrjeje në "Open Homes". Në përgjigje të kërkesës së tyre, Airbnb prezanton një platformë donacionesh që u mundëson pritësve të dhurojnë një përqindje të fitimeve të tyre për organizatat jofitimprurëse partnere të Open Homes, për financimin e qëndrimeve për njerëzit në vështirësi.
Pritësit ofrojnë strehim për mbi 1000 persona të prekur nga katastrofat e zjarreve pyjore në New South Wales dhe në Victoria. Kjo shënon dhe nismën më të madhe ndërkombëtare të ndërmarrë nga Open Homes deri më sot.
Masat e marra nga komuniteti i pritësve për pandeminë e COVID-19
Airbnb prezanton një nismë, sipas së cilës pritësit mund t'u ofrojnë strehim punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre të ndihmës në vijën e parë të pandemisë.
Airbnb po e zgjeron platformën e saj të donacioneve, në mënyrë që të ketë mundësi kushdo t'u dhurojë organizatave jofitimprurëse që sigurojnë vendqëndrime për punonjësit e vijës së parë.
Airbnb prezanton Airbnb.org
Airbnb krijon Airbnb.org dhe përgëzon pritësit dhe partnerët për gjithë punën e tyre domethënëse përmes Open Homes. Si organizatë e pavarur jofitimprurëse, fokusi i Airbnb.org do të jetë të ndihmojë njerëzit të ndajnë strehime dhe materiale burimore me njëri-tjetrin në kohë krize.
Diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja janë në qendër të vëmendjes
Për të ndihmuar në krijimin e një bote ku ka përkatësi, Airbnb.org njofton publikisht një sërë nismash që do të kenë ndikim te diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja.
Airbnb.org ofron një mirëseardhje të ngrohtë për refugjatët afganë
Airbnb.org angazhohet që të ofrojë strehim të përkohshëm për 20 000 refugjatë afganë në mbarë botën. Financimi vjen nga donatorë të mëdhenj dhe nga Airbnb. Airbnb.org bashkëpunon ngushtë me agjencitë e risistemimit dhe partnerët për t'iu përgjigjur situatës që po zhvillohet shpejt.
Airbnb.org arrin një objektiv të madh me strehimin e 100 000 vizitorëve
Në vitin 2017, ekipi që do të bëhej pjesë e Airbnb.org realizoi një objektiv të guximshëm për të ofruar strehim afatshkurtër për 100 000 vizitorë në vështirësi. Në dhjetor 2021, Airbnb.org e tejkalon objektivin.
20 000 refugjatë afganë përfitojnë strehim të përkohshëm falas
Airbnb.org ndihmon në gjetjen e vendqëndrimeve për 100 000 persona të larguar nga Ukraina
Airbnb.org vjen në ndihmë për tërmetet në Turqi dhe Siri
Airbnb.org shpall nismën e re për sponsorizimet
Më shumë se 1800 persona të prekur nga zjarret në Maui gjejnë qëndrime emergjente
Njihu me bordin tonë.
Jennifer Bond
Jay Carney
Joe Gebbia
Sharyanne McSwain
Catherine Powell
Rich Serino
Jocelyn Wyatt
Si punojmë.
Kemi bashkëpunuar me organizata jofitimprurëse
Airbnb.org u jep grante organizatave jofitimprurëse që u mundësojnë njerëzve të gjejnë strehim të përkohshëm, materiale burimore dhe asistencë të specializuar në kohë krize. Ofrojmë gjithashtu qasje në strehime falas ose me zbritje të ofruara nga komuniteti i pritësve të Airbnb.
Investimi në barazi
Ne besojmë në përdorimin e fuqisë dhe të burimeve tona për të kontribuuar në një botë më të drejtë. Airbnb.org investon në organizata me strategji dhe programe që janë në përputhje me angazhimin tonë për të promovuar barazinë në komunitete.
Ndikimi ynë
Synimi ynë është që të monitorojmë ndikimin e programit të financimit dhe të strehimit për përmirësimin e mirëqenies psiko-sociale, lehtësimin e barrës financiare dhe fuqizimin e komunitetit dhe të përkatësisë për vizitorët.
Partneritetet dhe grantet
Airbnb.org nuk pranon kërkesa për financim për momentin. Informacionet rreth ciklit të ardhshëm të granteve do t'i ndajmë drejtpërdrejt me organizatat e kualifikuara jofitimprurëse.
Si punojmë me Airbnb, Inc.
Airbnb.org është një organizatë jofitimprurëse 501(c)(3) e pavarur dhe e mbështetur publikisht. Airbnb.org shfrytëzon falas teknologjinë, shërbimet dhe burimet e tjera të Airbnb, Inc. për të përmbushur qëllimin bamirës të Airbnb.org. Airbnb.org është një entitet i veçantë dhe i pavarur nga Airbnb, Inc. Airbnb, Inc. nuk aplikon tarifa shërbimi për qëndrimet e mbështetura nga Airbnb.org në platformën e saj.
Programi Open Homes u krijua nga Airbnb dhe u frymëzua nga bujaria e pritësve të Airbnb, si një mënyrë për t'i ndihmuar njerëzit në nevojë të gjejnë strehim të përkohshëm. Programi Open Homes po transferohet në Airbnb.org dhe kjo e fundit do të zhvillojë përpjekjet e programit, në përputhje me qëllimin dhe misionin bamirës të Airbnb.org.