Misioni ynë është të shfrytëzojmë potencialin e ndarjes së hapësirave, të burimeve dhe të mbështetjes së ofruar në kohë nevoje.
Për më shumë se 8 vjet, Airbnb ka ndihmuar njerëz në kohë krize nëpërmjet nismës Open Homes. Airbnb.org është ajo që erdhi më pas. Jemi një organizatë jofitimprurëse 501(c) (3), kemi bordin tonë të drejtorëve dhe një mision.

Si filluam.

2012
Tetor

Ideja lindi nga një pritës

Qyteti i Nju Jorkut u godit nga uragani Sandy, një nga uraganet më të këqija në histori. Shell, një pritëse e Airbnb në Bruklin, kontaktoi Airbnb dhe pyeti nëse mund ta ofronte ambientin e saj falas për njerëzit e detyruar të evakuojnë. Ekipi i Airbnb punoi për orë të tëra për ta vënë atë shpejt në dispozicion të të evakuarve dhe menjëherë pas kësaj mbi 1000 pritës i hapën banesat e tyre për njerëz në nevojë.

2013
Qershor

Airbnb u mundëson gjithnjë e më shumë pritësve të japin ndihmesën e tyre

Airbnb prezanton një mjet për masat ndaj katastrofave që u mundëson pritësve në mbarë botën t'i ofrojnë banesat e tyre falas gjatë katastrofave.

2015
Prill – maj

Pritësit anembanë botës hapin dyert e tyre për ekipet e shpëtimit

Airbnb aktivizohet për tërmetin në Nepal dhe pritësit mirëpresin grupin e tyre të parë të ekipeve të shpëtimit, me vullnetarë nga All Hands and Hearts.

Maj – shtator

Airbnb punon me organizatat jofitimprurëse për të kuptuar se si të ofrojë ndihmë

Janë krijuar partneritete me Federal Emergency Management Agency (FEMA) për shpërndarjen e burimeve të gatishmërisë për emergjenca për pritësit dhe vizitorët. Në Greqi dhe në Ballkan, Airbnb fillon të punojë me Mercy Corps dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit për të siguruar strehim për punonjësit e ekipit të shpëtimit në vijën e parë të krizës së refugjatëve sirianë.

Edhe Airbnb fillon të ofrojë grante strehimi për mbi 15 organizata që kanë nevojë të strehojnë klientët ose stafin e tyre, ndër të cilat Service Year Alliance, Make-a-Wish dhe Summer Search.

2016
Qershor

Masat e marra nga komuniteti i pritësve për situatën e të shtënave në klubin e natës Pulse

Me kërkesë të autoriteteve lokale, Airbnb, Uber dhe JetBlue bashkuan forcat për të siguruar strehim, fluturime dhe transport tokësor për familjet që vijnë për funeralet ose që vizitojnë të dashurit e tyre në spital. Kjo ishte hera e parë që komuniteti i pritësve ofrohej të priste persona të prekur nga të shtënat mbi turmën.

Shtator

Shtëpia e Bardhë fton sektorin privat të angazhohet gjatë krizës globale të refugjatëve. Airbnb i përgjigjet kësaj thirrjeje. Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, ishte një nga 20 ekzekutivët e ftuar nga presidenti Obama për t'u angazhuar gjatë krizës së refugjatëve.

Nëntor

Në vitin 2017, Airbnb nis bashkëpunimin me Make-a-Wish me synimin për të strehuar një familje në nevojë në ditë.

2017
Janar

Airbnb merr angazhim ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit

Në përgjigje të urdhrit ekzekutiv që i ndalon të gjitha pranimet e refugjatëve dhe ndalon përkohësisht hyrjen e personave që vijnë nga shtatë vende me shumicë muslimane, Airbnb angazhohet t'i strehojë të prekurit nga këto masa ndaluese. Në këtë kuadër, Airbnb zotohet gjithashtu të kontribuojë me 4 milionë dollarë për 4 vjet në ndihmë të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit për të mbështetur nevojat e personave të shpërngulur për strehim.

Qershor

Airbnb nis zyrtarisht programin Open Homes

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Airbnb njofton se do të dyfishojë përpjekjet e saj për strehim në Open Homes. Programi i ka mundësuar komunitetit të pritësve të ofrojnë falas shtëpitë e tyre për njerëzit e prekur nga katastrofat ose që largohen nga zonat e konfliktit.

Gusht – Shtator

Komuniteti ka ndihmuar mbi 20 000 persona deri më sot

Komuniteti i Open Homes ka dhënë kontributin e tij për 4 katastrofa njëherësh. Uragani Harvey kthehet në aktivizimin më të madh të komunitetit të pritësve. Në vetëm një muaj, pritësit ndihmojnë mbi 2000 persona të evakuuar në 3 shtete. Në të njëjtën kohë, pritësit hapën shtëpitë e tyre për të prekurit nga uragani Irma, uragani Maria dhe tërmeti në Qytetin e Meksikos.

2018
Shtator

Airbnb prezanton një nismë për qëndrime mjekësore

Në Biden Cancer Summit, Airbnb ka prezantuar një nismë për qëndrime mjekësore në bashkëpunim me Hospitality Homes, Fisher House dhe Make-A-Wish. Përmes kësaj nisme, komuniteti i Open Homes do të ofrojë vendqëndrime falas për ata që udhëtojnë në distanca të gjata për trajtim mjekësor.

Nëntor

Ndihmesa e dy pritësve për dy zjarre pyjore të ndryshëm në Kaliforni

Pas zjarreve në Camp dhe Woolsey në Kaliforni, mbi 2500 pritës hapën dyert duke u ofruar vendqëndrime mbi 2300 personave.

2019
Maj

Airbnb u ofron pritësve një mënyrë për të dhuruar në mbështetje të Open Homes

Pritësit kërkonin më shumë mënyra pjesëmarrjeje në "Open Homes". Në përgjigje të kërkesës së tyre, Airbnb prezanton një platformë donacionesh që u mundëson pritësve të dhurojnë një përqindje të fitimeve të tyre për organizatat jofitimprurëse partnere të Open Homes, për financimin e qëndrimeve për njerëzit në vështirësi.

2020
Janar

Pritësit ofrojnë strehim për mbi 1000 persona të prekur nga katastrofat e zjarreve pyjore në New South Wales dhe në Victoria. Kjo shënon dhe nismën më të madhe ndërkombëtare të ndërmarrë nga Open Homes deri më sot.

Mars

Masat e marra nga komuniteti i pritësve për pandeminë e COVID-19

Airbnb prezanton një nismë, sipas së cilës pritësit mund t'u ofrojnë strehim punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre të ndihmës në vijën e parë të pandemisë.

Prill

Airbnb po e zgjeron platformën e saj të donacioneve, në mënyrë që të ketë mundësi kushdo t'u dhurojë organizatave jofitimprurëse që sigurojnë vendqëndrime për punonjësit e vijës së parë.

Dhjetor

Airbnb prezanton Airbnb.org

Airbnb krijon Airbnb.org dhe përgëzon pritësit dhe partnerët për gjithë punën e tyre domethënëse përmes Open Homes. Si organizatë e pavarur jofitimprurëse, fokusi i Airbnb.org do të jetë të ndihmojë njerëzit të ndajnë strehime dhe materiale burimore me njëri-tjetrin në kohë krize.

Njihu me bordin tonë.

Jennifer Bond

‘Airbnb e ka treguar qartë fuqinë e lidhjes së njerëzve mes tyre dhe mikpritjes së të huajve. Airbnb.org synon ta përdorë atë fuqi për të ndryshuar jetë e për të transformuar botën. Është një privilegj të jesh pjesë e atij rrugëtimi.’

Joe Gebbia

"Jam frymëzuar nga ajo që filloi me një mesazh nga një pritës dhe u kthye në një lëvizje prej 100 000 njerëzish që ofrojnë banesat e tyre për komunitetin. Në këto kohë krize, kjo punë është më e rëndësishme se kurrë."

Sharyanne McSwain

‘Strehimi është një nga nevojat më themelore të njeriut dhe përmes këtij programi, ekipi i Airbnb.org ofron strehim në momentet më të vështira. ’

Melissa Thomas-Hunt

‘Ofrimi i një strehe për njerëzit në vështirësi është një nga gjestet më njerëzore dhe të dhembshura që mund të bëjë mund dikush. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e një nisme kaq të rëndësishme që ndryshon jetë njerëzish.’

Jocelyn Wyatt

‘U gëzova shumë që u bëra pjesë e Bordit të Airbnb.org, për shkak të ndikimit të madh që mendoj se mund të kemi me ofrimin e strehimit dhe të burimeve për njerëzit në nevojë.’

Si punojmë.

Kemi bashkëpunuar me organizata jofitimprurëse

Airbnb.org u jep grante organizatave jofitimprurëse që u mundësojnë njerëzve të gjejnë strehim të përkohshëm, materiale burimore dhe asistencë të specializuar në kohë krize. Ofrojmë gjithashtu qasje në strehime falas ose me zbritje të ofruara nga komuniteti i pritësve të Airbnb.

Investimi në barazi

Ne besojmë në përdorimin e fuqisë dhe të burimeve tona për të kontribuuar në një botë më të drejtë. Airbnb.org investon në organizata me strategji dhe programe që janë në përputhje me angazhimin tonë për të promovuar barazinë në komunitete.

Ndikimi ynë

Synimi ynë është që të monitorojmë ndikimin e programit të financimit dhe të strehimit për përmirësimin e mirëqenies psiko-sociale, lehtësimin e barrës financiare dhe fuqizimin e komunitetit dhe të përkatësisë për vizitorët.

Partneritetet dhe grantet

Airbnb.org nuk pranon kërkesa për financim për momentin. Në vitin 2021 do të ndajmë informacione rreth ciklit të ardhshëm të granteve drejtpërdrejt me organizatat e kualifikuara jofitimprurëse.

Si punojmë me Airbnb, Inc.

Airbnb.org është një organizatë jofitimprurëse 501(c)(3) e pavarur dhe e mbështetur publikisht. Airbnb.org shfrytëzon falas teknologjinë, shërbimet dhe burimet e tjera të Airbnb, Inc. për të përmbushur qëllimin bamirës të Airbnb.org. Airbnb.org është një entitet i veçantë dhe i pavarur nga Airbnb, Inc. Airbnb, Inc. nuk aplikon tarifa shërbimi për qëndrimet e mbështetura nga Airbnb.org në platformën e saj.

Programi Open Homes u krijua nga Airbnb dhe u frymëzua nga bujaria e pritësve të Airbnb, si një mënyrë për t'i ndihmuar njerëzit në nevojë të gjejnë strehim të përkohshëm. Programi Open Homes po transferohet në Airbnb.org dhe kjo e fundit do të zhvillojë përpjekjet e programit, në përputhje me qëllimin dhe misionin bamirës të Airbnb.org.