Hapja e banesave në kohë krize
Ne bashkëpunojmë me komunitetin tonë për të ofruar strehim në raste emergjencash, që nga katastrofat natyrore e deri në konfliktet në shkallë të gjerë.
Që prej vitit 2012, mbi 250 000 persona kanë gjetur një vendqëndrim në kohë krize
Falë komunitetit tonë global të pritësve, donatorëve dhe organizatave partnere, Airbnb.org mundi t'u sigurojë strehim të përkohshëm më shumë se 140 000 personave.
Si u bashkuan Carmen dhe komuniteti i saj pas uraganit Maria.
U ofrojmë komuniteteve mundësinë për t'u bërë bashkë në situata katastrofash. Nëpërmjet programeve të Airbnb.org, njerëzit mund t'i ofrojnë banesat e tyre falas për fqinjët që kanë nevojë të evakuojnë.
Airbnb.org ka ndihmuar në gjetjen e vendqëndrimeve për më shumë sesa 135 000 persona të larguar nga lufta.
Mund të duhen vite që një komunitet të rimëkëmbet plotësisht nga një katastrofë e përmasave të mëdha. Airbnb.org ndihmon në financimin e qëndrimeve për ekipet e shpëtimit që po bëjnë punë thelbësore për rindërtimin e komuniteteve.
Të krijojmë një botë ku ka përkatësi
Airbnb.org imagjinon një botë në të cilën çdokush mund të gjejë një vendqëndrim mikpritës në kohë krize. Për ta shndërruar këtë vizion në një realitet për të gjithë, Airbnb.org mori përsipër një sërë angazhimesh ndaj diversitetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe kushteve lehtësuese.