Në kohë vështirësish, bëhu pritës
Ka një nevojë urgjente, të pashembullt për qëndrime emergjente për refugjatët që mbërrijnë nga Afganistani. Regjistrohu në Airbnb.org për të mbështetur refugjatët afganë.
Mëso më shumë

Hapja e banesave në kohë krize

Ne bashkëpunojmë me komunitetin tonë për të ofruar strehim në raste emergjencash, që nga katastrofat natyrore e deri në pandeminë e COVID-19.

75 000 persona kanë gjetur një vendqëndrim në kohë krize që prej vitit 2012.

Pritësit e Airbnb në gjithë botën ofrojnë mbështetje atëherë kur nevojitet më shumë. Njihu me njerëzit që e bëjnë të mundur një gjë të tillë.

Si u bashkuan Carmen dhe komuniteti i saj pas uraganit Maria.

U ofrojmë komuniteteve mundësinë për t'u bërë bashkë në situata katastrofash. Nëpërmjet programeve të Airbnb.org, njerëzit mund t'i ofrojnë banesat e tyre falas për fqinjët që kanë nevojë të evakuojnë.

Refugjatët dhe azilkërkuesit përballen me shumë sfida kur shpërngulen në një shtet tjetër. Të pasurit e një vendqëndrimi të përkohshëm falas i ndihmon ata të kenë qetësinë e nevojshme ndërsa fillojnë një jetë të re.

Mëso se si punojmë me partnerë si CORE për të mbështetur qasjen e barabartë në vaksinime.

Mund të duhen vite që një komunitet të rimëkëmbet plotësisht nga një katastrofë e përmasave të mëdha. Airbnb.org ndihmon në financimin e qëndrimeve për ekipet e shpëtimit që po bëjnë punë thelbësore për rindërtimin e komuniteteve.

Të krijojmë një botë ku ka përkatësi: Angazhimet e Airbnb.org

Sot, duke u mbështetur në mësimet e nxjerra nga 8 vjet përvojë, po shpallim një sërë angazhimesh ndaj diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Ne i ndihmojmë organizatat e tjera jofitimprurëse të kenë një ndikim afatgjatë.

Njihu me disa nga partnerët që ndihmuan në krijimin e Airbnb.org.
IMC ofron shërbime mjekësore emergjente dhe të ngjashme për personat e prekur nga katastrofat në mbarë botën dhe ofron trajnime për kalimin nga faza e shpëtimit në atë të mbështetjes tek vetja.
IRC reagon ndaj krizave më të rënda humanitare të botës dhe ndihmon njerëzit të cilëve u është tronditur jeta dhe mënyra e jetesës, të mbijetojnë, të rimëkëmben dhe të marrin në duar të ardhmen e tyre.
HIAS është një organizatë globale jofitimprurëse hebraike që siguron mbrojtje dhe asistencë për refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëz të tjerë të detyruar të shpërngulen anembanë botës.
Build Change është një organizatë për parandalimin dhe rimëkëmbjen nga katastrofat, që projekton zgjidhje praktike strehimi me komunitetet lokale.
CORE drejton përgatitjen, masat dhe veprimtaritë për rimëkëmbjen pas katastrofave për komunitetet e prekura ose të prekshme nga kriza.
IFRC është rrjeti më i madh humanitar në botë, që përfshin 192 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që punojnë për të shpëtuar jetë dhe për të promovuar dinjitetin anembanë botës.
Logoja e Airbnb.org
Logoja e Mercy Corps

Së bashku, ne mund të rindërtojmë.

Në gusht të vitit 2018, një sërë tërmetesh tronditën ishullin indonezian Lombok. Punonjësit e ekipit të shpëtimit të Mercy Corps që punonin për rimëkëmbjen e zonës gjetën një komunitet dhe një vendqëndrim të rehatshëm.