Hapja e banesave në kohë krize

Ne bashkëpunojmë me komunitetin tonë për të ofruar strehim në raste emergjencash, që nga katastrofat natyrore e deri në pandeminë e COVID-19.

75,000 persona kanë gjetur një vendqëndrim në kohë krize që prej vitit 2012.

Pritësit e Airbnb në gjithë botën ofrojnë mbështetje atëherë kur nevojitet më shumë. Njihu me njerëzit që e bëjnë të mundur një gjë të tillë.

Ne i ndihmojmë organizatat e tjera jofitimprurëse të kenë një ndikim afatgjatë.

Njihu me disa nga partnerët që ndihmuan në krijimin e Airbnb.org.

International Medical Corps

IMC ofron shërbime mjekësore emergjente dhe të ngjashme për personat e prekur nga katastrofat në mbarë botën dhe ofron trajnime për kalimin nga faza e shpëtimit në atë të mbështetjes tek vetja.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit

IRC reagon ndaj krizave më të rënda humanitare të botës dhe ndihmon njerëzit të cilëve u është tronditur jeta dhe mënyra e jetesës, të mbijetojnë, të rimëkëmben dhe të marrin në duar të ardhmen e tyre.

HIAS

HIAS është një organizatë globale jofitimprurëse hebraike që siguron mbrojtje dhe asistencë për refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëz të tjerë të detyruar të shpërngulen anembanë botës.

Build Change

Build Change është një organizatë për parandalimin dhe rimëkëmbjen nga katastrofat, që projekton zgjidhje praktike strehimi me komunitetet lokale.

Community Organized Relief Effort

CORE drejton përgatitjen, masat dhe veprimtaritë për rimëkëmbjen pas katastrofave për komunitetet e prekura ose të prekshme nga kriza.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

IFRC është rrjeti më i madh humanitar në botë, që përfshin 192 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që punojnë për të shpëtuar jetë dhe për të promovuar dinjitetin anembanë botës.
Logoja e Airbnb.org
Logoja e Mercy Corps

Së bashku, ne mund të rindërtojmë.

Në gusht të vitit 2018, një sërë tërmetesh tronditën ishullin indonezian Lombok. Punonjësit e ekipit të shpëtimit të Mercy Corps që punonin për rimëkëmbjen e zonës gjetën një komunitet dhe një vendqëndrim të rehatshëm.